Edhe Newcastle dhe Evertoni në ndjekje të Brojës

Futboll

Edhe Newcastle dhe Evertoni në ndjekje të Brojës

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 17:49
Broja

Dy klubet e njohura angleze, Newcastle dhe Evertoni raportohet se janë të interesuara për sulmuesin shqiptar të Chelseas, Armando Brojën.

Dy klubet e njohura angleze, Newcastle dhe Evertoni raportohet se janë të interesuara për sulmuesin shqiptar të Chelseas, Armando Brojën.

Sulmuesi kuqezi akoma nuk ka siguruar një vend titullari tek ‘Blutë’ e Londrës.

Situatën në të cilën po kalon Broja, ka ndezur interesimin e disa klubeve tjera evropiane.

Sipas raportimeve të Ben Jacobs, për Armando Brojan po interesohen Newcastle dhe Evertoni.

Të dy skuadrat synojnë të transferojnë shqiptarin qysh në afatin kalimtar të janarit.

Ndryshe, sulmuesi shqiptar ditë më parë, tha se “është i lumtur për rinovimin me Chelsean”.

“Blutë’ janë skuadra e ëndrrave të mia”, kishte thënë Broja.

Shqiptari ka kohë që është duke u vëzhguar edhe nga klubi i madh italian, AC Milan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat