Trajneri i Norwich-it flet për të ardhmen e Rashicës

Futboll

Trajneri i Norwich-it flet për të ardhmen e Rashicës

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 15:43
Trajneri i Norwich-it flet për të ardhmen e Rashicës

Trajneri i Norwich Cityt, Dean Smith ka folur për të ardhmen e Milot Rashicës.

Futbollisti është huazuar për një vit nga klubi anglez në Galatasaray.

E ndërkohë, mediat turke së fundmi shkruan se ish-futbollisti i Werder Bremenit mund të blihet nga klubi i Stambollit, i cili është i kënaqur me kontributin e tij të javëve të fundit.

Por, klubi anglez duket se nuk ka vendosur ende nëse do ta shesë apo jo kartonin e lojtarit nga Vushtrria.

“Për momentin nuk e kemi marrë asnjë vendim, nuk e kemi në plan. Të jem i sinqertë, nuk kemi biseduar me askënd që kur ka shkuar Miloti në Turqi”, deklaroi Smith.

Norwichi ra nga liga sezonin e kaluar dhe Rashica nuk pranoi të luajë në Championship, duke u transferuar në Superligën turke.

Ai nuk do të pranojë të kthehet në klubin anglez nëse nuk luan në Premierligë.

Ndërkohë, Galatasaray po e shikon mundësinë që ta mbajë atë në ekip për një kohë të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat