Kastrioti i merr pikë Erzenit

Futboll

Kastrioti i merr pikë Erzenit

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 15:33
Kastrioti i merr pikë Erzenit

Erzeni dhe Kastrioti e mbyllën në paqe takimin e raundit të 11-tw të Superiores.  Në stadiumin “Niko Dovana” sfida u mbyll me rezultatin 1-1. Takimi nisi me ritëm të lartë, pasi krutanët e gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e shtatë. Bedri Greca shfrytëzoi maksimalisht kthimin e topit nga shoku i tij Stojanovic, për të dërguar topin në rrjetë me një goditje me kokë.

Në minutat në vijim Erzeni mori frenat e lojës, por pa arritur të gjente barazimin në pjesën e parë. Megjithatë, goli i shumëpritur për shijakasit erdhi në fraksionin e dytë, në minutën e 56-të me Nonaton, i cili realizoi një gol fantastik brenda zonës.

Të dyja skuadrat provuan sërish për të gjetur avantazhin, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fundin e sfidës. Pas kësaj jave Erzeni mbetet në vendin e tretë me 17 pikë, ndërsa Kastrioti në vendin e gjashtë me 14 pikë.

Sfida tjetër midis Bylisit dhe Teutës, në Adush Muça, u mbyll pa gola. Asnjë ekip nuk ia doli mbanë të fitonte, edhe pse synimi kryesor ishte triumfi. Rastet për të gjetur golin nuk munguan në të dy krahët, gjithashtu pati edhe pretendime për penallti. Në minutën e 84-t, Teuta mbeti me 10 lojtarë në fushë, pas daljes me të kuq të qendërmbrojtësit Artan Jazxhi, i cili mori kartonin e dytë të verdhë.

Pas kësaj sfide, Bylis ngjitet përkohësisht në vendin e shtatë me 12 pikë, ndërsa Teuta mbetet në vendin e fundit me tetë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat