Atletico e Madridit kontakton ish-trajnerin e Barcelonës

Futboll

Atletico e Madridit kontakton ish-trajnerin e Barcelonës

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 12:07
Atletico e Madridit kontakton ish-trajnerin e Barcelonës

Duket se eliminimi turpërues i Atletikos nga Europa ka bërë që pankina e Diego Simeones të dridhet, me trajnerin që rrezikon shkarkimin.

Argjentinasi ka një kontratë deri në vitin 2024, por duket se kjo gjë nuk pritet të vazhdohet më shumë se qershori i vitit të ardhshëm, pasi klubi spanjoll ka nisur kontaktet me një tjetër trajner të njohur.

Bëhet fjalë për ish-teknikun e Barcelonës, Luis Enrike, i cili momentalisht ndodhet në stolin e kombëtares spanjolle.

Nuk dihet nëse 52-vjeçari do të jetë akoma në krye të Spanjës pas Botërorit të Katarit dhe për këtë arsye, Atletiko e Madridit është hedhur menjëherë në sulm dhe në të njëjtën kohë, duke mbyllur një epokë suksesi me Simeonen, pas 11 viteve në krye të kryeqytetasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat