Shqiptari me notën më të lartë tek Interi

Futboll

Shqiptari me notën më të lartë tek Interi

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 00:10
Asllani

Kristjan Asllani u aktivizua titullar në ndeshjen e raundin të fundit të fazës së grupeve përballë Bayernit në “Allianz Arena”.

Trajneri Simone Inzaghi mendoi t’i jepet minuta të plota në këtë sfidë, duke shfrytëzuar faktin që rezultati final vlente vetëm për statistikë dhe moral.

Për talentin kuqezi ishte gjithashtu ndeshja e parë si titullar me Interin. Sofascore e ka vlerësuar me 7.3 paraqitjen e Asllanit dhe kjo ishte nota më e lartë për lojtarët zikaltër. Vetëm mbrojtësi Stefan de Vrij (7.1) dhe portieri Andre Onana (7.2) i afroheshin notës së lojtarit kuqezi.

E ka prekur 47 herë topin dhe nga 36 pasime, 33 kanë qenë të sakta (92%).

Një provë e mirë e shqiptarit, që me siguri do ta shtyjë Inzaghin t’i besojë më shumë në ndeshjen në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat