Potter me dy mungesa, Broja synon golin e parë në Champions

Futboll

Potter me dy mungesa, Broja synon golin e parë në Champions

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 19:04
Broja

Potter me dy mungesa, Broja synon golin e parë në Champions!

Chelsea ka siguruar jo vetëm kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, pro edhe vendin e parë në grup, ndaj sfida e nesërme ndaj Dinamos së Zagrebit, pritet të jetë një stërvitje për skuadrën e drejtuar nga trajneri Graham Potter.

Sipas mediave pranë bluve të Londrës, pritet që të ketë hapësirë nga minuta e parë për sulmuesin e Shqipërisë, Armando Broja, që do të ketë një tjetër shans të tregojë cilësitë e tij dhe të synojë shënimin e golit të parë në Champions.

Ndërkohë për këtë ndeshje trajneri Potter nuk do të ketë në dispozicion mesfushorin kroat Matteo Kovacic dhe portierin Kepa, të cilët kanë shfaqur probleme pas sfidës me Brightonin dhe nuk do të rrezikohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat