Instagrami e zgjidh problemin, Ronaldos i kthehen ndjekësit

Futboll

Instagrami e zgjidh problemin, Ronaldos i kthehen ndjekësit

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Kompania “Instagram” e ka zgjidhur problemin për shkak të të cilit miliona përdorues morën një njoftim se profilet e tyre janë pezulluar.

Përdoruesit filluan të raportojnë problemin të hënën, me miliona që raportuan se morën njoftim për pezullimin e llogarisë së tyre më 31 tetor. Problemi duket të jetë i kufizuar vetëm tek përdoruesit e iPhone që kanë konfirmuar se aplikacioni “Instagram” ka qenë i paqëndrueshëm dhe ka rënë nga funksioni.

"Ne e kemi zgjidhur këtë problem që bëri që njerëzit nga pjesë të ndryshme të botës të kenë probleme me aksesin në profilet e tyre. Na vjen keq", thuhet në deklaratën e lëshuar nga kjo kompani.

Profili i futbollistit portugez Cristiano Ronaldo ka “humbur” tre milionë ndjekës brenda një dite, por ky numër është rikthyer tashmë.

Edhe vetë profili zyrtar i Instagramit ka humbur më shumë se një milion ndjekës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat