Vendosi goli i Shabanit

Futboll

Vendosi goli i Shabanit

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 11:13
Vendosi goli i Shabanit

Vendosi goli i Shabanit, Besa shënoi fitore minimale, por me vlerë të madhe ndaj Kadino-s!

KF Besa nga Sllupçani e ka mbyllur me sukses javën e 10-të në Ligën e Tretë-Veri, duke marrë një fitore minimale, por me vlerë, ndaj Kadinos, skuadrës që sezonin e kaluar garonte në Ligën e dytë.

Golin e fitores e shënoi Llokman Shabani, njëri prej lojtarëve më të vjetër në ekipin nikoqir. Ndeshja u luajt në stadiumin “Abdulmexhit Shahini”.

"Edhe Kadino u ndal në Kala. Fitore e madhe për ekipin tonë: KF BESA 1:0 Kadino. Golashenues: Llokman Shabani. Bravoo djema", shkruan në faqen e FC Besa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat