Zyrtarizohet e ardhmja e Piolit, Milani dhe trajneri hedhin firmat në marrëveshjen e re

Futboll

Zyrtarizohet e ardhmja e Piolit, Milani dhe trajneri hedhin firmat në marrëveshjen e re

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 18:30
Stefano Pioli

Stefano Pioli i ka dhënë fund të gjitha dilemave për të ardhmen e tij. Trajneri i kampionëve në fuqi të Italisë, të cilit i përfundonte kontrata me kuqezinjtë në qershorin e vitit 2023, ka hedhur sot firmën në marrëveshjen e re.

Gjatë ditëve të fundit ishte folur për një interesim të Juventusit për të dhe kjo duket ka shtyrë edhe klubin që të mos presë pauzën e kampionatit për Botërorin, siç ishte menduar fillimisht, që të zyrtarizojë akordin me teknikun.

Ai ka qenë sot pasdite i pranishëm në klub dhe ka firmosur kontratën e re, e cila e lidh tashmë deri në vitin 2025 me Milanin.

“AC Milan është i lumtur të komunikojë rinovimin e kontratës së Stefano Piolit deri në qershorin e vitit 2025. Pasi ka ndërmarrë një rrugëtim virtuoz, të kulmuar me fitoren e kampionatit 2021/2022, Milani dhe Stefano do të vazhdojnë bashkë një projekt ambicioz që pasqyron vlerat dhe historinë e klubit”, shkruhej në njoftimin e Milanit për akordin e ri me trajnerin italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat