Xavi: Fitorja jonë e shton presionin te Real Madridi

Futboll

Xavi: Fitorja jonë e shton presionin te Real Madridi

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 14:10
Xavi

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, është shprehur i lumtur me fitoren kundër Valencias.

Katalonasit mbrëmë falë golit të Lewandowski në minutën e 93-të arkëtuan pikët e plota në duel me skuadrën nga ‘Mestalla’.

Xavi pas ndeshjes tha kjo fitore ishte një përgjigje pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

“Arritëm një fitore shumë të rëndësishme, skuadra nuk rreshti kurrë së besuari në të. Ankthi nuk mungoi në lojën tonë, pasi ndikoi eliminimi nga Liga e Kampionëve. Ajo çfarë ndodhi të mërkurën ishte e rëndë, na goditi”, tha fillimisht Xavi.

“Djemtë kishin ankth, pasi gabuam shumë në momentet vendimtare. Skuadra ka punuar shumë mirë dhe kjo fitore ka një rëndësi të madhe. U shpërblyem në minutat shtesë, edhe pse e meritonim golin më përpara”.

Tutje trajneri katalunas ka thënë se me këtë fitore shtojë presionin mbi Real Madridin, pasi tani janë me pikë të barabarta dhe Los Blancos kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, raporton telegrafi.

“Këto tri pikë na mbushim me besim, do ulemi të flemë si kryesues, një gjë e tillë shton presionin te Reali i Madridit. Na presin edhe tri ndeshje deri në ndërprerje: dy në kampionat dhe një në Champions. Duam të marrim maksimumin”, ka deklaruar Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat