Partizanit i duhet kujdes

Futboll

Partizanit i duhet kujdes

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 12:37
Partizanit i duhet kujdes

Partizani përballet sot në orën 14:00 me Egnatian, e cila e ka mundur vetëm një herë, plot 18 vite më parë, që ishte edhe sfida e parë mes këtyre dy ekipeve.

Por kujdes, sepse në krye të Egnatias ka ardhur Shpëtim Duro, i cili që nga largimi nga “demat” ka bilanc pozitiv në përballjet ndaj tyre.

Në Shqipëri, pas aventurës së fundit me Partizanin, Duro ka drejtuar te Flamurtari, Kukësi e Laçi dhe numëron gjithsej 16 beteja me të kuqtë.

Bilanci flet në anën e teknikut, sepse skuadrat e tij e kanë mposhtur 7 herë Partizanin, barazuar 4 dhe janë mundur në 5 raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat