Jorginho pret ofertën e Barcelonës

Futboll

Jorginho pret ofertën e Barcelonës

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 12:17
Jorginho

Mesfushori i Chelseas, Jorginho është i gatshëm të presë ofertën e Barcelonës, pavarësisht se lojtari ditë më parë deklaroi së dëshiron qëndrimin në Londër.

Sipas mediave spanjolle, mesfushori italian më parë e kishte menduar rinovimin e kontratës me ‘Blutë’ e Londrës, por tani Jorginho dëshiron një aventure të re në futbollin evropian.

Madje, reprezentuesi i Italisë, është i gatshëm të braktis Londrën qysh në afatin kalimtar të janarit, nëse atij nuk do t’i ofrohet rritja e pagës.

Drejtuesit e Barcelonës thuhet se tashmë kanë nisur kontaktet me agjentin e lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat