Maloku: Llapi ka shumë cilësi dhe futbollist individual shumë të mirë

Futboll

Maloku: Llapi ka shumë cilësi dhe futbollist individual shumë të mirë

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 11:39
Maloku

Drita është para sfidës së vështirë me Llapin, që luhet sot (13.00) në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Optimist për ndeshjen, por edhe vlerësim për kundërshtarin tregoi edhe portieri i Dritës, Faton Maloku.

 “Llapi ka shumë cilësi dhe futbollist individual shumë të mirë dhe pozita aktuale në tabelë nuk është ajo që meriton Llapi e që duhet rrespektuar. Por, ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet, besojmë shumë në vete dhe e rëndësishme është të fitojmë nesër, pastaj që edhe porta jonë të mbetet e paprekur është në favorin tonë”, theksoi Maloku.

Ai u pyet për formën e tij të deritanishme, duke thënë: “Forma mbahet me punë, duke u munduar ta përmirësojmë çdo ditë e më shumë. Edhe nga rastet e humbjeve apo gabimeve të mia, mundohemi të mësojmë nga ato raste dhe të punojmë në maksimum për ta arritur formën më të lartë. Kjo po bëhet në ekip tonë dhe për këtë gëzoj formë të mirë, por sigurisht mundem edhe më shumë”.

Trajneri Ardian Nuhiu njoftoi se për ndeshjen e sotme rikthehen dhe do të jenë të gatshëm të gjithë futbollistët, përveç Iran Junior që ka një shqetësim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat