Alarmi për sulm ajror, momente paniku në Ukrainë

Futboll

Alarmi për sulm ajror, momente paniku në Ukrainë

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 00:11
Alarmi për sulm ajror, momente paniku në Ukrainë

Rikthehen momentet e panikut në futbollin ukrainas. Ndeshja e kampionatit midis Shakhtar Donjetsk dhe Oleksandria u pezullua për rreth një orë për shkak të një sulmi ajror nga forcat ruse në qytetin e Lviv.

Sipas raportimeve nga shtypi vendas, në momentin që rezultati ishte 1-0 për Oleksandrian, kur kishin mbetur edhe 5 minuta në pjesën e parë, u ndez alarmi që ftoi dy skuadra të kthehen menjëherë në dhomat e zhveshjes.

Pamjet në dhomat e zhveshjes janë bërë virale në rrjetet sociale.

Drejtuesit e Federatës së Futbollit kanë rifilluar masat maksimale sigurie, stadiume të zbrazëta dhe një sistem alarmi që aktivizohet me rrezikun më të vogël.

Pasi u shua alarmi, ndeshja rifilloi dhe përfundoi me rezultatin 2-2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat