Interi ka treguar lojë shumë të mirë, duke e shkatërruar me rezultat 3:0 Sampdorinë, në takimin e javës së 12-të të Serie A.
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Kristijan Asllani, u paraqit në 7 minutat e fundit përkatësisht nga minuta e 83-të.
Golat i realizuan de Vrij (21'), Barella (44'), Correa (73').
Interi është në vend të pestë me 24 pikë dhe Sampdoria e 18-ta me 6 sosh.