Formacionet zyrtare të Leicester dhe Manchester Cityt, mungon Haaland

Futboll

Formacionet zyrtare të Leicester dhe Manchester Cityt, mungon Haaland

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 12:38
Foto ilustrim

Sot me fillim nga ora 13:30 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Leicester Cityt dhe Manchester Cityt, e vlefshme kjo për xhiron e 14 të Premier Ligës angleze.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, kampioni anglez e mposhti Brightonin 3:1, kurse Leicester shkatërroi Wolverhampton me rezultat 4:0.

Momentalisht, City gjendet në vendin e dytë ë tabelë me 26 pikë të arkëtuara, krahas Leicester që zë vendin e 17 me 11 pikë të tubuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Leicester mungojnë Bertrand dhe Pereira, kurse te City nuk do të paraqiten Mendy, Phillips, Walker dhe bomberi norvegjez, Erling Haaland.

Tanimë Rodgers dhe Guardiola kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Leicester City (4-5-1): Ward; Castagne, Amartey, Faes, Soyuncu, Justin; Tielemans, Dewsbury-Hall, Maddison, Barnes; Vardy

(20) Leicester City on Twitter: "Set for the Citizens   #LEIMCI https://t.co/24VNBqMaBn" / Twitter

Manchester City (4-3-3): Ederson; Stones, Akanji, Laporte, Cancelo; Rodrigo, De Bruyne, Gundogan; Bernardo, Alvarez, Grealish

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat