Ish-kapiteni i Cityt: Vetëm ata shoh në TV

Futboll

Ish-kapiteni i Cityt: Vetëm ata shoh në TV

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 12:02
Ish-kapiteni i Cityt: Vetëm ata shoh në TV

Nëntë vite te Manchester City dhe pesë herë fitues i Premier League me fanellën e The Citizens.

Padyshim që Fernandinho ka krijuar një histori të lavdishme në Angli me Manchester Cityn, duke qenë edhe një kapiten për skuadrën e drejtuar nga trajneri Pep Guardiola. Tashmë, mesfushori është rikthye në vendlindje teksa aktivizohet me klubin ku hodhi hapat e para si profesionist, Athletico Paranaense.

Megjithatë, Manchester Cityn nuk e ka harruar dhe në një intervistë të fundit thekson se ish-skuadra e tij është nga të paktat ekipe që sheh në TV. Fernadinho shton se Premier League është në kulmin e saj dhe se mund të krahasohet me Serie A në epokën e saj më të mirë.

“City është një nga skuadrat e vetme për të cilën unë ulem në divan dhe i shoh të luajnë. Ata luajnë një futboll shumë tërheqës dhe për mua është krenari që kam bërë histori me fanellën e Cityt. Ajo që e bën të veçantë skuadrën është puna pas kamerave, lojtarët janë shumë të përgjeegjshëm për punë e tyre, përkushtohen në maksimum.

Mendoj se do të vijojnë të dominojnë në futbollin anglez. Premier League është e shkëlqyer, stadiumet janë plot çdo fundjavë, atmosfera është e mrekullueshme. Ka shumë interes, bota e futbollit ka drejtuar të gjithë vëmendjen drejt Premier League ashtu si më parë bënte me Italinë dhe më pas me Spanjën.

Mua më vjen mirë që isha ndër të parët në Angli, më duket sikur hapa rrugën për brazilianët e tjerë. Gabriel Jesus është një shembull për t’u vlerësuar. Është e rëndësishme që lojtarët më me eksperiencë të ndihmojnë të rinjtë, pasi bëhet fjalë për një kulturë të re. Jesus ishte gjithnjë i përulur dhe tashmë po merr frytet e punës së tij”, u shpreh Fernandinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat