Lë jashtë “Katar 2022” titullarin e Botërorit të fundit

Futboll

Lë jashtë “Katar 2022” titullarin e Botërorit të fundit

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 17:46
David De Gea

Lë jashtë “Katar 2022” titullarin e Botërorit të fundit!

Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Spanja, me një veprim të papritur nga Luis Enrike, i cili ka zgjedhur për të mos grumbulluar në Botëror portierin e Mançester Junajtid, David De Gean.

Gardiani spanjoll nuk ishte pjesë e 55 lojtarëve në listën paraprake të zgjedhur nga ish-trajneri i Barçës.

Të zgjedhurit e Enrikes për këtë rol janë Unai Simon, Robert Sançez, David Raja dhe Kepa Arrizabalaga, duke i surprizuar të gjithë për sa i përket De Geas, i cili së fundmi ka bërë paraqitje të mira me Mançester Junajtid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat