Hamilton konfirmon të ardhmen

Futboll

Hamilton konfirmon të ardhmen

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 15:42
Hamilton konfirmon të ardhmen

Lewis Hamilton ka ende edhe një vit kontratë me skuadrën Mercedes. Gjithsesi, 7 herë kampioni i botës në Formula 1 nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe dëshiron të garojë edhe përtej 2023-shit. “Objektivi im është të qëndroj te Mercedes. Jam në këtë sport që kur isha 13 vjeç dhe ky sport është familja ime”, tha Hamilton.

“Me Mercedes jam si në familje. Ata kanë qenë pranë meje në të mirë dhe të keqe, më kanë mbështetur kur kam bërë gabime, kur kemi patur luhatje. Jam i sigurt se me Mercedes do të gjejmë një marrëveshje tjetër. Do të ulemi dhe do të diskutojmë për të ardhmen brenda këtij viti”, u shpreh britaniku.

Hamilton, në janar do të mbushë 38 vjeç dhe vjen nga një sezon jo fort i mirë, ku ende nuk ka arritur asnjë fitore.

“Dëshiroj të garoj sërish, pasi e dua këtë gjë që po bëj. Kam 30 vjet që garoj dhe e ndjej se duhet të vijoj në këtë rrugë, dua të jem edhe më i mirë. Ndaj, do t’u duhet të më duroni edhe për pak kohë, pasi jemi një kantier fitues”, u shpreh Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat