Të jesh duke humbur 7:0 dhe të bësh spektakël me tymuese!

Futboll

Të jesh duke humbur 7:0 dhe të bësh spektakël me tymuese!

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 11:54
Të jesh duke humbur 7:0 dhe të bësh spektakël me tymuese!

Të jesh duke humbur 7:0 dhe të bësh spektakël me tymuese! Tifozët e Vllaznisë lënë mbresa në shtëpinë e Chelsea!

Vllaznia e femrave ka humbur me shifrat 8-0 ndaj Chelsea.

Pas një ndeshje në shtëpi me Realin e Madridit, ku u mundën me rezultatin 0-2, vajzat e Shkodrës shkuan në shtëpinë e londinezeve. E vetmja gjë që do të mbahet mend nga ky takim ishin tifozët shqiptarë.

Të gjitha biletat ishin shitur për ta, rreth 400 të tilla. Gjatë gjithë kohës nuk ka munguar mbështetja dhe thirrja në kor: “Vllazni”.

Kjo ka lënë mbresa të mëdha te kundërshtarët, po aq sa fakti se kur rezultati shkoi në 7-0, tifozët shqiptarë hodhën tymuese dhe nisën spektaklin si të ishin në fitore. Jashtë çdo imagjinate, të tjerë do të kishin braktisur stadiumin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat