Gjendja e Varanes dhe situata e Ronaldos?

Futboll

Gjendja e Varanes dhe situata e Ronaldos?

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 21:42
Gjendja e Varanes dhe situata e Ronaldos?

Manchester United pret Sherifin e Tiraspolit në “Old Trafford” të enjten në mbrëmje. Përballja e Europa League, në të cilën ekipi i Erik ten Hag ka nevojë për një pikë për të siguruar kualifikimin, do të transmetohet në SuperSport 3 (21:00).

Trajneri holandez u ndal te dëmtimi i Raphael Varane dhe situata e Cristiano Ronaldos në prononcimin për shtypin përpara sfidës ndaj kampionëve të Moldavisë.

“Varane do të qëndrojë jashtë deri në fillimin e Botërorit. Do të shohim se si do të shkojë rikuperimi i tij, më pas do ta vendosë stafi mjekësor i Francës nëse ai mund të grumbullohet për në Botëror.

CR7? Pezullimi i tij nuk ishte një vendim i lehtë. I jemi përgjigjur të gjithë pyetjeve në lidhje me këtë temë. Cristiano e shleu pezullimin, tani është rikthyer në ekip”, deklaroi tekniku i United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat