Kosova e mbylli në vendin e dytë turneun e veteranëve

Futboll

Kosova e mbylli në vendin e dytë turneun e veteranëve

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 18:25
Kosova e mbylli në vendin e dytë turneun e veteranëve

Kosova e mbylli në vendin e dytë turneun e veteranëve “Master Cup Antalia 2022”! 

26 tetor, 2022 – Pas tri ditë garash të zhvillura në kompleksin turistik ‘Kremlin Palace’ ka përfunduar turneu ndërkombëtar i veteranëve në futboll “Master Cup Antalia 2022”.

Kombëtarja e Kosovës luajti në finalen e këtij turneu, ku u ballafaqua me skuadrën irakiane, Irak El Ambra.

Takimi në kohë të rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 0:0, derisa pas penalltive fitores iu gëzuan irakienët me rezultat 4:3.

Për Kosovën nga penalltitë shënuan Synaj Keçi, Faruk Statovci dhe Isa Sadriu, kurse dështuan Denis Isaja dhe Daut Geci.

Në fund, Kosova u nderua me trofeun e vendit të dytë, derisa Naser Prapashticës i takoi trofeu i portierit më të mirë të turneut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat