Skuadra shqiptare kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Malit të Zi

Futboll

Skuadra shqiptare kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Malit të Zi

Nga: K. Goca Më: 26 tetor 2022 Në ora: 17:14
Fatos Beqiraj me fanellë të kuqe

Skuadra shqiptare, Deçiqi i Tuzit, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Malit të Zi,

Ndeshja është zhvilluar në kampin e Federatës së Futbollit të Malit të Zi, ndërsa Deçiqi ka treguar lojë më të mirë duke e mundur me rezultat 2:0 Podgoricën.

Deçiqi synon finalen dhe trofeun e parë në histori të ekzistimit të këtij kolektivi.

Golat i realizuan Aleksandar Shofranac dhe Boris Cmiljaniç.

Skuadra nga Tuzi lufton në dy fronte, për titull dhe për Kupën e Malit të Zi.

Një klub me president të vyeshëm siç është Pal Dreshaj, me kushte shumë të mira, me lojtar cilësorë, synon trofe në edicionin 2022-2023. Deçiqi, Sutjeska dhe Arsenali, janë kualifikuar në gjysmëfinale. 

Deçiqi renditet në vend të dytë me 23 pikë, një me pak se lideri Sutjeska e Nikshiqit pas 13 jave në kampionatin malazez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat