Saliu merr drejtimin e KF Arsimi

Futboll

Saliu merr drejtimin e KF Arsimi

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 23:24
Saliu merr drejtimin e KF Arsimi

Vildan Saliu është trajner i ri i KF Arsimi nga Çegrani. Lajmi është bërë i ditur nga faqa e klubit. Ai vend në vend të Bujar Islamit, i cili dha dorëheqje, raporton Open-TV.

"VIldan Saliu merr drejtimin e skuadrës.

Pas largimit të shefit të shtabit teknik, ekipin tonë do ta udhëheq Vildan Saliu.

 Pas konsultave dhe analizave të bëra, ndihmësi i deritanishëm dhe trajneri i ekipit tonë në periudhën më të suksesshme të klubit, Vildan Saliu, pas kërkesës së Kryesisë së klubit, e pranoi këtë përgjegjësi të madhe, përkohësisht, deri në një moment të ri.

 Neve na ngelet që shefit të ri të shtabit teknik ti urojmë sa më shumë sukese si dhe ti japim kohë dhe besim!

 Më e mira e Arsimit DO TË VIJË", njofton KF Arsimi.

Ndryshe, trajneri Vildan Saliu arriti suksesin historik me KF Arsimi duke u plasuar në ligën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat