Legjenda e futbollit mbushi 82 vjeç, mesazhi që jep

Futboll

Legjenda e futbollit mbushi 82 vjeç, mesazhi që jep

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 19:04
Legjenda e futbollit mbushi 82 vjeç, mesazhi që jep

“Në ditëlindjen time dua t’ju shpreh mirënjohjen time.

Jeta është shumë e bukur. Të jesh 82 vjeç me ju, me shëndet të mirë, është dhurata më e mirë që mund të më bëjë jeta. Faleminderit për gjithçka që po marr ga ju”.

Këto janë fjalët e legjendës së futbollit, Josè Ramos Do Nascimento, i njohur në mbarë botën me emrin Pele. Tri herë kampion botë me Brazilin, për shumë dashamirës të futbollit, sidomos për ata që kanë mundur të t’i shijojnë mrekullitë e tij, mbetet më i miri i historisë.

Edhe pse shëndeti gjatë viteve të fundit nuk e ka lejuar të jetë shumë aktiv, Pele është në gjendje të komunikojë me fansat e tij nëpërmjet rrjeteve sociale. Urime legjenda e futbollit!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat