Idrizi: Kartoni i kuq prishi planet tona

Futboll

Idrizi: Kartoni i kuq prishi planet tona

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 16:03
Idrizi

Trepça ’89 dhe Gjilani kanë ndarë pikët në përballjen interesante në “Riza Lushta”. 

Ndeshja e xhiros së 13-të në Albi Mall Superligë, u mbyll me barazim 1-1.

Mysafirët kishin epërsinë numerike përgjatë pothuajse tërë ndeshjes, por nuk arritën të kthehen në Gjilan me pikët e plota.

Lulzim Peci u ndëshkua me karton të kuq në minutën e tetë pas ndërhyrjes së ashpër në Përparim Osmanin.

Trajneri i ‘89-shit, Shpëtim Idrizi tha se ishin përgatitur mirë për këtë ndeshje, por planet u prishën pas kartonit të kuq.

“Jemi përgatitur jashtëzakonisht mirë për ndeshjen ndaj Gjilanit. Por u prishën planet me largimin me të kuq. Ndryshoi rrjedha e lojës. Gjithsesi duhet t’i përgëzoi lojtarët për angazhimin dhe karakterin.

Nuk u ndalën asnjëherë dhe krijuam shumë raste. Barazimi është real në bazë të kushteve që u krijuan për skuadrën tonë”, ka thënë Idrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat