Gjilani importon pikë nga stadiumi “Riza Lushta”

Futboll

Gjilani importon pikë nga stadiumi “Riza Lushta”

Nga: K. G. Më: 23 tetor 2022 Në ora: 14:57
Gjilani importon pikë nga stadiumi “Riza Lushta”

Trepça ’89 vazhdon me zhgënjime si vendas, këtë herë u nda baras (1:1) me Gjilanin, në takimin e javës së 13-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Në minutën e 9-të, LUlzim Peci u ndëshkua me karton të kuq duke lënë mitrovicasit me një lojtar me pak në fushë. Futbollisti Peci godet me këmbë në fytyrë mbrojtësin e Gjilanit Përparim Islamin, ky i fundit u largua nga fusha me autoambulancë.

Në minutën e 42-të, Zabërgja kaloi në epërsi gjilanasit por vendasit reaguan dhe barazuan në pjesën e dytë me golin e futbollistit Mba në minutën e 51-të. 

Gjilani renditet në vend të katërt me 19 pikë dhe Trepça ’89 është në të tetin me 11 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat