Çela: Duhet ta nisim prapë nga e para punën

Futboll

Çela: Duhet ta nisim prapë nga e para punën

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 18:39
Çela: Duhet ta nisim prapë nga e para punën

Kastrioti pësoi një humbje me rezultatin 0-1 në shtëpi përballë Laçit. Trajneri Çela pas ndeshjes nuk u ndje i lumtur për këtë rezultat.

“Patjetër që e ndjemë. Ne që jemi trajnerë jemi përgjegjësit kryesorë. Sot më pëlqeu vetëm shpirti i garës, sepse në të gjitha gjërat e tjera kemi qenë me shumë probleme. Është një ndeshje që nuk i respektuam stacionet që kemi punuar. Patjetër që patëm probleme, sepse dy lojtarët që kemi marrë për rolin e numrit 10 munguan. Mendoj që ai gol i parë ndikoi shumë. Të gjitha golat që kemi marrë janë në 20 minutat e para.

Nuk e kuptoj pse djemtë e ndjejnë inferioritetin. Këta stërviten dhe nuk kanë pse e ndjejnë kundër një kundërshtari si Laçi, që ka dashur vetëm të vonojë lojën. Duhet të jemi koshient që ne jemi më të fortë se kaq. Nuk na ngelet gjë tjetër vetëm se të punojmë.

Për nisjen që e kishim të vakët sepse patëm një lojtar të ri.

Kishim vendosur të fusnim Çelën sepse ka teknikë të mirë, por patëm probleme sepse ishte në linjë me Gabriel dhe komunikimi ishte i vetmi problem.

Në pjesën e dytë futëm Grecën, ku punuan më mirë. gjatë golit kishim punuar gjithë javës dhe menduam ta bënim me tre linja. Nga presioni u kthyem në një linjë.

Këto janë gjëra që mund t’i punojmë, por problemi është ana psikologjike, mënyra si e punojnë ndeshjen. Ne trajnerëve nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se ta nisim prapë nga e para punën. Çfarë të keqe ka ta nisim dhe ne nga shkolla këtu në Superiore”, ishin fjalët e Çelës për “Oversport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat