Korabi pëson humbjen e parë

Futboll

Korabi pëson humbjen e parë

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 18:20
Korabi pëson humbjen e parë

Korabi pëson humbjen e parë sezonale në Kategorinë e Parë, pasi është mposhtur me rezultatin 2*1 nga Tërbuni, në transfertën pukjane.

Skuadra nga Dibra e nisi mirë dhe mori avantazhin me anë të sulmuesit Beshiraj në minutën e 9’, por [pukjanët përmbysën gjithçka në pjesën e parë me Hysën e Xhebraimin, duke marrë fitoren, që i ngjit në vendin e tretë, me 12 pikë, aq sa Korabi i vendit të dytë.

Nuk ka fitues në derbin e Kavajës mes Besës dhe Luzit, me dy skuadrat që prodhuan një ndeshje të luftuar, por asnjë gol gjatë gjithë 90-minutave, duke ndarë në fund nga një pikë secila.

Bind Oriku, që mposhti Apoloninë me rezultatin 3-0, ndërsa në sfidat e tjera, Burreli triumfoi 2-0 ndaj Tomorit dhe Lushnja fitoi po 2-0 ndaj Turbinës, duke reaguar mirë pas shkarkimit të Klodian Duros.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat