Prishtina - Llapi, publikohen formacionet zyrtare të derbit

Futboll

Prishtina - Llapi, publikohen formacionet zyrtare të derbit

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 17:40
Prishtina – Llapi, publikohen formacionet zyrtare të derbit

Prishtina dhe Lllapi zhvillojnë sot derbin e xhiros së 13-të në Albi Mall Superligën e Kosovës. 

Dy skuadrat janë në formë të mirë, ku Prishtina ka dy fitore radhazi derisa Llapi nuk di për humbje në katër ndeshjet e fundit pasi ka marrë tetë pikë, shkruan Gazeta Olle.

Si kryeqytetasit edhe podujevasit synim në këtë ndeshje kanë pikët e plota.

Dueli zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 18:00.

Janë publikuar tashmë formacionet zyrtare:

Prishtina: Nika; Belica, Bytyqi, Useini, Mici, Krasniqi, Gashi, Pefqeli, Uka, Shefiti, Kryeziu.

Llapi: Avdyli; Emini, Krasniqi, Augusto, Selimi, Shabani, Neto, Rivera, Progni, Alidema, Fazliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat