Vijnë orët vendimtare për Piolin dhe Milanin

Futboll

Vijnë orët vendimtare për Piolin dhe Milanin

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 12:04
Vijnë orët vendimtare për Piolin dhe Milanin

“Gazzetta dello Sport” shpjegon angazhimet e ardhshme të Milanit.

Të martën, do të jetë takimi i veçantë, sepse Milani, 75 orë pas ndeshjes kundër Monza-s, do të luajë në Zagreb, me synimin për t’u kualifikuar në 1/16 finales në Ligën e Kampionëve. Për këtë arsye, kampionët italianë duhet t’i kursejnë më shumë se kurrë energjitë sonte.

Kalimi i raundit në Ligën e Kampionëve (i fazës në grupe) vlen të paktën 10 milionë euro dhe dallimi mes kualifikimit dhe moskualifikimit është shumë më i madh.

“Milani, rotacion i madh nga Pioli. Leao dhe Zhiru, jashtë me Monzën. “Kuqezinjtë” janë gati të përballen me Monzën me Divok Origi në sulm, i cili do të zërë vendin e Zhiru, por nuk do të jetë i vetmi ndryshim. Në fakt, Leao duhet ta nisë nga pankina, me Ante Rebiç gati për të startuar si titullar.

Disa ndryshime priten edhe në mesin e fushës, me Tonalin që mund të pushojë (por duhen verifikuar kushtet e Benaserit me ethe). Sharll De Ketelaere rikthehet gjithashtu në pankinë dhe kërkon një fanellë titullari kundër Dinamo Zagrebit, të martën në Ligën e Kampionëv ”, shkruan “Tuttosport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat