Sulmuesi belg i përgjigjet “The Sun”

Futboll

Sulmuesi belg i përgjigjet “The Sun”

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 19:42
Sulmuesi belg i përgjigjet “The Sun”

Tabloidi britanik “The Sun” ka publikuar një artikull të ilustruar me foto, ku shkruante se Romelu Lukaku është parë duke pirë cigare elektronike, megjithatë përgjigja e belgut ka qenë e menjëhershme.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, Lukaku ka deklaruar se nuk është ai personi në foto dhe se shumë shpejt avokatët e tij do të kontaktojnë gazetën, për t’u kërkuar dëmshpërblim për prishje të imazhit dhe publikim të informacioneve të pavërteta.

“Gazeta “The Sun”… Djema jeni duke luajtur me personin e gabuar. Vazhdoni ta bëni se shumë shpejt do t’ju kontaktojnë njerëzit e mi. Nuk jam unë personi në foto dhe për më tepër, keni shkruar informacione të pavërteta”, shkroi Lukaku.

Sulmuesi belg është duke u rikuperuar nga një dëmtim dhe mungon në fushë prej disa javësh, teksa nuk do të udhëtojë me skuadrën as në Firence për sfidën e të shtunës në mbrëmje dhe Inzaghi shpreson ta ketë në dispozicion për sfidën ndaj Victoria Plzen, ku do të vendoset edhe kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat