Zbulohen detajet e errëta të historisë nga dhoma e zhveshjes

Futboll

Zbulohen detajet e errëta të historisë nga dhoma e zhveshjes

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 19:17
Zbulohen detajet e errëta të historisë nga dhoma e zhveshjes

Cristiano Ronaldo krijoi një telash te Manchester United.

Portugezi thuhet se nuk ka dashur të hyjë në fundjavë në ndeshjen kundër Tottenhamit dhe është larguar nga pankina dhe stadiumi para përfundimit të ndeshjes.

Trajneri Erik ten Hag e ka përjashtuar tashmë atë për ndeshjen ndaj Chelseat dhe Ronaldo nuk do të jetë fare në ndeshje, por ky nuk është i vetmi dënim që e ndjek. Ronaldo do të duhet t’u kërkojë falje bashkë lojtarëve për gjestin e bërë në ndeshjen kundër Tottenhamit, raporton Mirror.

Në të njëjtën kohë, burimi i përmendur përmend se ylli portugez do të gjobitet me një milion funte, një shumë e madhe, edhe pse ai është një nga sportistët më të pasur në botë.

Ylli i Djajve të Kuq ka një marrëdhënie jashtëzakonisht të keqe me trajnerin Erik ten Haag dhe mediat angleze filluan të zbulojnë dalëngadalë gjëra të “pista” nga dhoma e zhveshjes. “Cristiano Ronaldo ka një marrëdhënie jashtëzakonisht të keqe me disa anëtarë të stafit stërvitor. Ai flet vetëm me njerëz të caktuar dhe atë shumë pak”, shkruan gazetari i Guardian, Jamie Jackson..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat