Gavi i Barcelonës është futbollisti i katërt spanjoll që fiton këtë çmim

Futboll

Gavi i Barcelonës është futbollisti i katërt spanjoll që fiton këtë çmim

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 13:54
Gavi i Barcelonës

Kjo padyshim është javë e madhe për Pablo Martín Paez Gavira, i njohur nga të gjithë thjesht si Gavi. Pas fitoi trofeun Kopa në galanë e Topit të Artë, vetëm 18 vjeçari është edhe fituesi i Golden Boy 2022 . Lajmi është bërë i ditur nga gazeta ‘Tuttosport’, e cila ia akordon këtë çmim edhe lojtarit më të mirë U21 në Evropë.

Mesfushori i Barcelonës mundi lojtarin e Real Madridit, Eduardo Kamavinga (19 vjeç), Xhud Belingam (19 vjeç) nga Borusia Dortmund dhe Xhamal Musiala (19 vjeç) nga Bajern Mynih.

Kjo është hera e parë që dy lojtarë nga e njëjta skuadër fitojnë këtë çmim në dy vite radhazi, pasi vjet fituesi ishte Pedri Gonzales.

Tre lojtarë të tjerë të Barçës ishin gjithashtu në listën e 20 të nominuarve: Pedri, Ansu Fati dhe Niko Gonzales , të huazuar nga Barça te Valencia.

Gavi është spanjolli i katërt që fiton këtë çmim, i krijuar në 2003 dhe i votuar nga gazetarë nga e gjithë Evropa, pas Çesk Fabregas (2006) me Arsenalin, Isko Alarkon (2012) me Malagën dhe Pedri Gonzales (2021) me Barçën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat