Trajneri për Bajramin: Vuan pasojat

Futboll

Trajneri për Bajramin: Vuan pasojat

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 13:05
Trajneri për Bajramin: Vuan pasojat

Nedim Bajrami nuk ka pasur rolin e titullarit të përhershëm te Empoli këtë sezon.

Pavarësisht këmbënguljes së madhe që trajneri i ri i tij bëri në verë për ta mbajtur në skuadër, minutat në fushë nuk kanë qenë të plota. Për këtë, Zanetti ia vë fajin merkatos, pasi tashmë ka më shumë konkurencë për mesfushorin shqiptar.

“Thjesht Bajrami ka konkurrencë, që rrjedh edhe nga merkatoja.

Baldanzi në fillim të sezonit nuk llogaritej dhe tani e meriton të luajë si të tjerët. Më pëlqen se si i pranon zgjedhjet dhe qëndrimi i tij. Ka vend për përmirësim, por rruga e ndjekur është e duhura”, ka deklaruar ndër të tjera Paolo Zanetti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat