Rashica: Jam i lumtur që shënova

Futboll

Rashica: Jam i lumtur që shënova

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 14:24
Rashica: Jam i lumtur që shënova

Sulmuesi i Kosovës që luan për i Galatasarayn, Milot Rashica më në fund ka shpërthyer në futbollin turk.

Ylli i ‘Dardanëve’ mbrëmë shënoi dygolësh në fitoren e Gallatës kundër GMG Kastamonuspor (7-0), në kuadër të rrethit të tretë të Kupës së Turqisë.

“Ishte një lojë mjaft e rëndësishme për ne. Ishte mjaft mirë që fituam paksa më ndryshe. Natyrisht, kemi mundur të bënim më shumë. Ka shumë gjëra pozitive që mund t’i marrim nga kjo lojë. Kjo është arsyeja se përse jemi të lumtur”, u shpreh fillimisht Rashica për mediat turke.

Rashica shpreson që t’i jepen më shumë minuta edhe në kampionat, krahas Ziraat Turkish Cup, ku luajti ndaj një skuadre të niveleve më të ulëta të futbollit turk.

“Jam i lumtur që startova në 11-shen e parë dhe që kisha më shumë minuta në dispozicion për të luajtur. Gjithashtu, jam i lumtur edhe për golin tim. Gjëja më e rëndësishme për mua ishte që të fitonim përpara tifozëve tanë. Jam i lumtur që shënova, por më e rëndësishme është fitorja e ekipit”, përfundoi Rashica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat