Milot Rashica shënon dy gola për Galatasarayn

Futboll

Milot Rashica shënon dy gola për Galatasarayn

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 23:51
Milot Rashica

Dita e sotme ishte fantastike për futbollistin shqiptar Milot Rashica, i cili shënoi dopietë në ndeshjen Galatasaray-Kostamonuspor e vlefshme për fazën 1/64 të Kupës së Turqisë.

Takimi u mbyll në favor të gjigandit të Stambollit që shkatërroi kundërshtarin me rezultatin 7-0.

Vetëm pas 27 minutave, pas një devijimi të mbrojtësit, Rashica shënoi golin e parë të takimit për Galatasaray-n.

Goli i dytë personal i sulmuesit të Kosovës erdhi në minutën e 56-të kur ndeshja ishte 3-0 në favor të Galatasaray-t..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat