Shqiptari me Vallecanon befasojnë Atleticon 

Futboll

Shqiptari me Vallecanon befasojnë Atleticon 

Nga: K.G. Më: 18 tetor 2022 Në ora: 22:54
Atletico

Atletico Madridi ka barazuar me rezultat 1:1 me Rayo Vallecanon, në takimin e javës së 10-të të kampionatit spanjoll.

Vallecanon ka befasuar për të mirë në stadiumin “Metropolitano”.

Në pjesën e parë, futbollisti shqiptar Ivan Balliu rrezikoi seriozisht portën e Atletico Madridit.

Në minutën e 20-të, Alvaro Morata shënoi për Atleticon. Në fund të takimit përkatësisht në minutën e 90+2,

Radamel Falcao ka shënuar nga penalltia, duke barazuar rezultatin 1:1.

Balliu u paraqit tërë takimin duke dhënë kontribut të madh.

Atletico renditet në pozitën e tretë me 20 pikë dhe Vallecano në të 10-tin me 12 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat