Simeone: Ronaldo nuk do të firmosë kurrë me Atleticon e Madridit!

Futboll

Simeone: Ronaldo nuk do të firmosë kurrë me Atleticon e Madridit!

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 14:40
Simeone

Diego Simeone i ka mbyllur derën çdo mundësie që Atletico e Madridit të transferojë një ditë Cristiano Ronaldon pas karrierës së tij me rivalët e Realit.

Emri i portugezit u lidh me një transferim të mundshëm në “Wanda Metropolitano” gjatë merkatos së verës, me 37-vjeçarin, i cili kërkoi të largohej nga “Old Trafford” për të pasur mundësinë që të luante në Champions.

Tifozët e “Colchoneros” protestuan ashpër, duke detyruar presidentin Serezo që të përgënjeshtronte çdo mundësi që një gjë e tillë të bëhej realitet. Por tani vjen edhe përgjigjja direkte e trajnerit të Atletikos, Diego Simeone.

Trajneri argjentinas tha për “Marca”: “Zërat janë shumë larg nga ajo që ndodhi në të vërtetë.

Njerëzit ndonjëherë flasin për të thënë atë që duan, jo atë që ndodh realisht. Kristiano Ronaldo është absolutisht një legjendë për Realin e Madridit.

Por unë nuk do ta shihja Martin Palermon të luante për River Plejtin ashtu siç nuk do të shihja as Rikel men apo Ortegën që të luante për Bokën.

Ka situata që janë shumë të qarta”. CR7 nuk është se luajti vetëm 9 vite në “Bernabeu”, por u largua prej andej si golashënuesi më i mirë i historisë së klubit me 450 gola në 438 ndeshje gjatë atyre 9 sezoneve.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” fitoi 4 herë Champions-in në Madrid dhe dy herë titullin kampion. Për më tepër, CR7 i ka shënuar 25 gola Atletikos në 37 përballjet kundër tyre, më shumë se ndaj çdo rivali tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat