Pezullohet se ndezi rastësisht një cigare

Futboll

Pezullohet se ndezi rastësisht një cigare

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 11:16
Pezullohet se ndezi rastësisht një cigare

Ish-lojtari i kombëtares belge, Raxha Naingolan është vazhdimisht në faqet e para të mediave tw shwkuara belge, por jo me paraqitjet e tij në fushë, por me skandalet në të cilat wshtw përfshirw.

Mesfushori 34-vjeçar i Antverp-it u pezullua nga ekipi për një kohë të pacaktuar pasi ndezi rastësisht një cigare elektronike në pankinë, para ndeshjes kundër Standard Liezhit.

“Dua të them se më vjen keq për atë që kam bërë. Kam bërë një gabim të rëndë dhe kërkoj falje”, tha Naingolan, i cili humbi vendin e tij të titullit në ekipin e Mark van Bommel, nw javët e fundit.

Javën e kaluar, Naingolan u arrestua për drejtimin e automjetit pa patentë shoferi. Dokumenti i tij u hoq pak kohë më pare, për shkak të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur.

Naingolan kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Itali me ekipe si Pjaçenza, Kaliari, Roma dhe Inter Milan. Ai u kthye në Belgjikë në vitin 2021 dhe nënshkroi për Antverpenin.

Që nga fillimi i sezonit, Naingolan ka bërë 18 paraqitje dhe ka shënuar tre gola në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat