Skandali në La Liga, Laporta është futur në zhveshtoren e gjyqtarëve

Futboll

Skandali në La Liga, Laporta është futur në zhveshtoren e gjyqtarëve

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 11:50
Skandali në La Liga, Laporta është futur në zhveshtoren e gjyqtarëve

Barcelona ka pësuar humbje në El Clasico, pasi është mposhtur nga Real Madridi me rezultat 3-1.

Karim Benzema, Federico Valverde dhe Rodrygo shënuan për vendasit, teksa Ferran Torres realizoi golin e vetëm për katalunasit.

Por jo të gjithë kanë qenë të lumtur në përfundim të ndeshjes, me drejtuesit e Barcelonës që kanë mbetur të zhgënjyer me epilogun përfundimtar.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta nuk ishte i kënaqur me ndarjen e drejtësisë dhe u ka shkuar gjyqtarëve të ndeshjes në dhomën e tyre.

Ka qenë gjyqtari Sanchez Martinez që ka shkruar në raportin e ndeshjes për situatën në fjalë, duke zbuluar se Laporta shkoi deri në dhomat e zhveshjes së tyre duke iu kërkuar shpjegime.

“Pasi ndeshja mbaroi dhe trupa e gjyqtarëve u fut brenda dhomës së zhveshjes, presidenti i Barcelonës, ​​Joan Laporta, iu qaset zyrtarëve në mënyrë të përsëritur duke kërkuar shpjegime për disa situata në ndeshje”.

“Nisur nga këto ngjarje, ai u ftua të largohej nga dhoma e zhveshjes së gjyqtarit, pa krijuar incidente të mëtejshme”, ka shkruar arbitri Sánchez Martinez në raportin e ndeshjes.

Nuk është hera e parë që drejtuesit e Barcelonës kërkojnë shpjegime të mëtejshme nga gjyqtarët pas ndeshjeve.

Gjithsesi Barcelona kohëve të fundit është ankuar në disa ndeshje për ndarjen e drejtësisë si në La Liga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat