Klopp: City bën çfarë do e blen këdo sepse merr miliona nga tregu i naftës, ne jo!

Futboll

Klopp: City bën çfarë do e blen këdo sepse merr miliona nga tregu i naftës, ne jo!

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 16:39
Klopp

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, tha në konferencën për mediet në prag të supersfidës me Manchester City-n se dy skuadrat në fjalë kanë një ndryshim të madh mes tyre dhe ai ndryshim janë financat.

Sipas teknikut City merr kë lojtar të dojë pasi nuk kufizohet në shpenzimet që bën dhe sipas gjermanit tashmë të njëjtën gjë mund ta bëjë edhe Newcastle.

“Nuk do të pëlqeni ta dëgjoni këtë, por e vërteta është se askush në Premier League nuk mund të konkurrojë me të.

Manchester City është një klub i financuar nga milionat e tregut të naftës

. Ata mund të bëjnë çfarë të duan, pavarësisht Fair Play-t financiar. Nëse u pëlqen një lojtar, pavarësisht se sa shumë kushton, ata thjesht e marrin atë. Ne jo, ne nuk mund të bëjmë të njëjtën gjë.

Askush nuk thotë se është e paligjshme, por është. Ata do të përpiqen të justifikohen, por është. Dikush në Newcastle tha se nuk kanë tavan financiar. Urime! Duhet të merremi dhe me të tani.”-tha ndër të tjera Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat