Shkëndija me dy lojtarë me pak gjunjëzon ekipin maqedonas 

Futboll

Shkëndija me dy lojtarë me pak gjunjëzon ekipin maqedonas 

Nga: K. Goca Më: 15 tetor 2022 Në ora: 16:30
Shkëndija

Shkëndija e Tetovës edhe pse me dy lojtarë më pak në 20 minutat e fundit, ia doli të kthehet me tre pikë duke e mundur me rezultat 4:2 Rabotniçkin e Shkupit, në ndeshjen e javës së 11-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut. 

Rabotniçki kaloi në epërsi në minutën e 6-të me golin e Maximov, por Shala pas asistimit të Hasanit në minutën e 23-të ka barazuar rezultatin 1:1.

Shkëndija kaloi në epërsi (1:2) në minutën e 49-të me golin e Stojanovskit, i cili hyri në lojë në fillim të pjesës së dytë. Stojanovski shënoi golin e parë për ekipin kuqezi në këtë kampionat.

Por Rabotniçki më pas barazoi me golin e Janakievskit, kështu që në minutën e 72-të kapiteni i Shkendijës, Ferhan Hassani, u përjashtua nga fusha për simulim për penallti.

Por kjo nuk i pengon kuqezinjtë të kalojnë në epërsi (2:3) në minutën e 75-të me golin e Velisë.

Kurse Stojanovski me golin e dytë në minutën e 85-të thelloi fitoren në 2:4, edhe pse në minutën e 80-të Murati mori karton të kuq dhe mbeten tetovarët me dy lojtarë me pak.

Shkëndija renditet në vend të dytë me 19 pikë, ka një ndeshje më shumë e 6 pikë me pak se lideri Struga Trim Lum dhe Rabotniçki është i teti me 11 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat