Bie alarmi për dy futbollistët e Partizanit

Futboll

Bie alarmi për dy futbollistët e Partizanit

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 12:21
Bie alarmi për dy futbollistët e Partizanit

Dëmtimet janë shqetësimi më i madh për Partizanin, teksa Mensah është një nga lojtarët më të dënuar prej tyre.

Të kuqtë paguan mbi 50 milionë lekë të vjetër për ta marrë nga Skënderbeu, por ende nuk kanë parë fryte prej tij, pikërisht prej problemeve fizike.

Ndaj Orikut ganezi luajti ndeshjen e parë si titullar me fanellën e kuqe, por nuk ia doli ta mbyllë për shkak të një problemi muskulor, duke i lënë vendin Skukës.

Ditën e sotme ai ka kryer rezonancën, që përcakton shkallën e dëmtimit dhe fatmirësisht sinjalet kanë qenë pozitive.

Sulmuesi nuk ka ndierë shqetësime serioze as në stërvitje, çka do të thotë se dëmtimi nuk është serioz, megjithëse do të duhet të tregojë disa ditë kujdes.

Nëse nuk do të ketë shqetësime deri para ndeshjes me Kastriotin, ish-sulmuesi i Skënderbeut do të jetë në dispozicion të Kolelës.

I dëmtuar nga fusha doli edhe Leart Zekolli, i cili gjithashtu nuk ka shqetësime serioze dhe pritet të jetë gati për Kastriotin gjithashtu.

Te “demat” probleme fizike kanë pasur edhe Cvetanoski dhe Romero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat