Shpërthejnë tifozët e Barcelonës

Futboll

Shpërthejnë tifozët e Barcelonës

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 00:59
Ilustrim

Barcelona është një hap larg eliminimit të dytë radhazi në fazën e grupeve të Champions League. Katalanasit nuk shkuan përtej barazimit 3-3 në shtëpi ndaj Interit, në një mbrëmje të vështirë për katalanasit.

Lionel Messi në fakt ka vlerësuar postimin në fund të ndeshjes nga bashkatdhetari i tij Lautaro Martinez, i cili publikoi një imazh të festimeve pas golit të tij në Camp Nou. Një veprim që është marrë si tradhti nga disa tifozë të Barcelonës.

“Dua të them se ky djalë është mercenar”, komenton një mbështetës.

“Tradhtari” i përgjigjet një tjetri, “një tjetër dëshmi se Messit nuk i vjen keq për Barcelonën, klubin që e bëri atë që është sot”, shkruhet në një koment tjetër.

Reagimet nuk janë të gjitha kundër tij, pasi ka edhe ka nga ata që mbrojtën argjentinasin, i cili sipas tyre ka dashur të urojë një nga bashkatdhetarët e tij dhe shokun e ekipit te Argjentina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat