Martinez, aksident me Lamborghinin!

Futboll

Martinez, aksident me Lamborghinin!

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 11:07
Martinez, aksident me Lamborghinin!

Një ditë para sfidës ndaj Barcelonës në Spanjë, të martën në mbrëmje, Lautaro Martinez ka qenë duke udhëtuar me Lamborghinin e tij ku pasagjere ka qenë edhe bashkëshortja e tij.

Nga mediat italiane u raportua se sulmuesi zikaltër ishte protagonist i një aksidenti rrugor.

Ngjarja ndodhi në qendër të Milanos rreth orës 20:00 në një semafor në Via Vincenzo Monti.

Argjentinasi drejtonte makinën e tij Laborghini Huracan, vlera e së cilës kap shifrën e 300 mijë euro. Fatmirësisht ky aksident nuk rezultoi serioz për Lautaron dhe bashkëshorten e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat