Trajneri spanjoll zbulon arsyen personale

Futboll

Trajneri spanjoll zbulon arsyen personale

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 11:03
Trajneri spanjoll zbulon arsyen personale

Pasi u shkarkua nga Sevilla, Julen Lopetegui ishte zgjedhja numër një për stolin e Wolverhampton. Klubi i Premier League është pa një “timonier” duke qenë se u ndanë me Bruno Lage si pasojë e rezultateve zhgënjyese.

Tekniku spanjoll ishtezgjedhja numër një e drejtuesve të “Ujqërve”, mirëpo Lopetegui në fund u detyrua të refuzonte. Në fakt, refuzimi nuk lidhet shumë me kontratën e ofruar nga anglezët apo mosmarrëveshjet në projekt.

Në fakt, bëhet fjalë për një arsye personale të trajnerit 52-vjeçar. Babai i Lopeteguit, tashmë në moshën 92-vjeçare nuk është në gjendje të mirë dhe tekniku kërkon t’i qëndrojë pranë në çastet më të vështira.

Në këtë formë, mundësia për të drejtuar në Premier League duhet të presë pasi për Lopeteguin, babai dhe familja janë të parat duke anashkaluar profesionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat