Martinez përfshihet në aksident rrugor, ja gjendja e tij

Futboll

Martinez përfshihet në aksident rrugor, ja gjendja e tij

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 20:59
Martinez

Kur skuadra e Simone Inzaghit po përgatitet për derbin në “Spotify Camp Nou” kundër Barcelonës, Lautaro Martinez ka frikësuar tifozët e Interit për shkak të një aksidenti rrugor.

Martinez është përfshirë në një aksident rrugor, pasi që një motorist goditi yllin argjentinas kur ky i fundit ishte duke vozitur veturën e tij të llojit “Lamborghini”.

Fatmirësisht për Lautaron dhe Interin, sulmuesi doli nga ky aksident pa ndonjë fatalitet, dhe Inzaghit i është dhënë drita e gjelbër që ta përdorë atë në ndeshjen e nesërme kundër Barcelonës.

Martinez ishte vazhdimisht sot në stërvitje me Interin, duke treguar se kjo ngjarje që i kishte ndodhur nuk e ka lënë atë me pasoja ose të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat