Publikohen formacionet Maccabi - Juventus

Futboll

Publikohen formacionet Maccabi - Juventus

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 17:51
Publikohen formacionet Maccabi - Juventus

Ndeshjet e sotme në Ligën e Kampioneve nisin me dy sfida shumë interesante ku padyshim ajo që spikat sa i përket rëndësisë është dueli mes Makabi Haifa dhe Juventusit në Grupin H.

Bardhezinjtë nuk kanë rrugë tjetër veç fitores sot për të mos humbur shpresat për kualifikimin e mëtejshëm.

Por trajneri Alegri, ndryshe nga sa mendohej, ka hedhur një formacion shumë të ekuilibruar në fushë, duke aktivizuar vetëm Di Maria përkrah Vlahoviç.

Kështu është lënë në pankinë Milik, Ken apo edhe serbi Kostiç i cili për momentin është shumë larg pritshmërisë që kishte ndaj tij kur u afrua në verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat