Real Madridi zgjedh super sulmuesin

Futboll

Real Madridi zgjedh super sulmuesin

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 17:40
Real Madridi zgjedh super sulmuesin

Real Madridi është i kënaqur me lojën e Karim Benzemas në sulm.

Gjithçka shkon tek fakti se klubi madrilen do të vazhdojë kontratën me francezin edhe për një sezon tjetër, deri në mesin e vitit 2024.

Pikërisht në atë kohë nis plani i Los Blancos për të ftuar një qendërsulmues të ri, shkruan albeu.com.

Sipas Sky Germany, Real Madrid ka zgjedhur si prioritet Erling Haaland, i cili aktualisht po shkëlqen te Manchester City. Në 13 ndeshje për klubin anglez, norvegjezi shënoi 20 gola.

Më herët në media u raportua se Erling Haaland do të mund të blihej në verën e vitit 2024 për 200 milionë euro.

Kujtojmë se Real Madridi verën e kaluar u lidh me Erling Haaland, por norvegjezi shkoi në Angli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat